Gjendet i pajetë 61 vjeçari në Korçë, dyshohet se është vetëvarur

schedule17:22 - 23 Shkurt, 2023

schedule 17:22 - 23 Shkurt, 2023

Gjendet pa jetë në banesë një shtetas. Vetëm pak minuta më parë është gjetur nga familjarët i varur në banesë një 61 vjeçar. Policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave. Siç njofton policia, dyshohet se është vetëvarur. Ndërkohë, pritet të merren në pyetje familjarët e viktimës.

“Më datë 23.02.2023, rreth orës 17:00, në fshatin Dishnicë, Korçë, në hangarin e banesës, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. M., 61 vjeç.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, ka njoftuar policia.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!