Gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 17:00 është gjetur trupi i pajetë i një 64-vjeçari, në vendin e quajtur “Ura e Reçi”. Trupi i 64-vjeçarit është gjetur nga grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se viktima kërkohej prej 8 ditësh dhe se dyshohet se është mbytur në lum. Sipas informacione të Policisë në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dibër/Informacion
Grupet e kërkimit të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.
Nga kqyerja paraprake e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vdekjes është mbytja në lum.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

