Gjendet e vdekur pas dhjetë ditësh studentja nga Meksika

schedule13:06 - 6 Gusht, 2023

schedule 13:06 - 6 Gusht, 2023

Trupi i një studenteje 24-vjeçare meksikane, i cili ishte zhdukur rreth dhjetë ditë më parë, u gjet në Gjermani, njoftoi të shtunën Ministria e Jashtme meksikane.

“Ne do të monitorojmë nga afër hetimin,” tha ministrja Alicia Barcena, duke shprehur solidaritetin e saj me të afërmit e vajzës së re, e cila quhej Maria Fernanda Sanchez, përmes X (ish-Twitter).

Më herët policia gjermane bëri me dije se trupi i të resë u gjet në një kanal në Berlin.

Maria Fernanda Sanchez, së cilës i ishte dhënë një alarm i verdhë i Interpolit, u pa duke ecur në një urë në lagjen Adlershof.

E reja është zhdukur më 22 korrik, sipas të njëjtit burim, i cili pas zhdukjes kishte theksuar se kishte të dhëna se gjendja e saj psikologjike ishte e brishtë.

Studentja e diplomuar shkoi në Berlin pesë muaj më parë. Babai i saj theksoi se asaj “i mungonte shumë Meksika”.

Në një deklaratë, familja e të resë tha: “Faleminderit për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Ne kërkojmë që ju të respektoni kujtimin e vajzës sonë, zinë tonë dhe privatësinë tonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!