Është gjendur në plazhin e Durrësit trupi i pajetë i një gruaje ende të paindentifikuar. Mësohet se kufoma është pikasur nga një kalimtar i rastit në zonën e sektorit Iliria.
Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi. Ndërkohë, policia po punon për të identifikuar gruan që u gjend e mbyrur.
Sipas bluve, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo për të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditen e sotme.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:20, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases 53 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. Nga këqyrja paraprake e trupit të 53-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al