Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, 32-vjeçarja i jep fund jetës, turpin e pajetë e ka gjetur bashkëshorti i saj

schedule20:31 - 11 Maj, 2026

schedule 20:31 - 11 Maj, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 32-vjeçare është gjetur e pajetë në det.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa dhe familjarët, të shqetësuar për mungesën e saj, kishin nisur kërkimet në bashkëpunim me Policinë e Vlorës.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në breg të detit janë gjetur shapkat e saj, ndërsa dyshohet se 32-vjeçarja është futur e vetme në ujë. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka gjetur trupin e pajetë.



Sipas të njëjtave burime, e reja kishte kaluar kohët e fundit një gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike. Mësohet se ajo kishte humbur disa persona të afërt gjatë muajve të fundit, çka dyshohet se kishte ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj shëndetësore. Prej disa muajsh, ajo ishte nën trajtim me mjekime për probleme të shëndetit mendor.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!