Gjendet e pajetë me fytin e prerë blogerja ruse

schedule22:40 - 30 Korrik, 2019

schedule 22:40 - 30 Korrik, 2019

Trupi i pajetë i blogeres 24 vjeçare Ekaterina Karaglanova, u gjet në një valixhe në apartamentin që kishte marrë me qira në Moskë. Në trupin e saj kishte plagë të shkaktura nga prerjet, njëra prej të cilave thellë në fyt.

Familja e Ekaterina u alarmua, sepse nuk mund të kontaktonte me të për disa ditë. Vajza, e cila kishte mbi 85 mijë ndjekës në Instagram (katti_loves_life), kishte një blog udhëtimi shumë të ndjekur, ishte praktikuar si mjeke e specializuar në dermatologji pas studimit të mjekësisë dhe së fundmi kishte filluar një lidhje të re. Sipas raporteve nga gazeta Moskovsky Komsomolets ajo kishte planifikuar të shkonte në Hollandë për të festuar ditëlindjen e saj. Sot do të mbushte 25 vjeç.

Hetuesit nuk përjashtojnë që motivi i vrasjes të jetë pasionant. Trupi i vajzës u gjet të premten e kaluar, por lajmet u publikuan vetëm sot.

Karaglanov postonte rregullisht selfie në Instagram, ku ajo u krahasua me Audrey Hepburn. Në këtë postim në Mars, ai përshkruan planet e saj për të rilyyer banesën e saj, për udhëtime jashtë vendit dhe flet për “një aktivitet tjetër të rëndësishëm për të cilin po mendoj, për të cilin nuk do të flas tani”.

 

View this post on Instagram

 

Какая же сегодня классная погода на улице! Хоть и прохладно, но уже чувствуется весна, впервые в этом году. Лично у меня на неё большие планы, среди которых и ремонт квартиры с нуля, и новые поездки, и ещё одно важное мероприятие под вопросом, о котором заранее не говорю ?. Также планирую продолжить осваивать косметологию ? и не забрасывать тренировки в зале. Нужно же в конце концов вернуть себе форму ( а для меня это по сложности примерно как ремонт ?). Как видите, планов не мало, так что ,весна, не подведи! ??

A post shared by Kati K. ??‍♀️ (@katti_loves_life) on

Ishin prindërit e shqetësuar ata që kontaktuan pronarin e shtëpisë dhe i kërkuan të hynin në banesën e tij. Atje gjetën valixhen me trupin e saj në korridor. Babai i saj kërkoi një ambulancë, por vajza ishte tashmë e vdekur, me fytin e prerë.

Policia më vonë raportoi se ata nuk kishin gjetur prova të një zënke në apartament dhe asnjë armë në vendngjarje. Ata shtuan se pamjet nga kamerat e brendshme kishin kapur një ish të dashurin e Ekaterina Karaglanova pikërisht në ditët e zhdukjes së saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!