Një 83 vjeçare është gjetur e pajetë në një apartament në lagjen numër 16 Durres. E moshuara e identifikuar me emrin Floresha Shkurti, sipas policisë dyshohet të jetë vrarë pasi kanë konstatuar shenja dhune në trup dhe një goditje në kokë, nga ku ka pasur dhe gjakderdhje.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë kriminal të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Trupi i pajete është dërguar për në morgun e spitalit ku pritet ti nështrohet ekspertizes mjeko ligjore për përcaktimin e rrerhanave të vdekjes. Policia ka shoqëruar ndërkohe nipin, i cili jetonte bashkë me nënën e tij dhe gjyshen në shtëpinë ku u gjet viktima./abcnews.al