Gjendet e ngordhur pa kokë breshka kurrizlëkurore në Vlorë

schedule15:45 - 30 Maj, 2019

schedule 15:45 - 30 Maj, 2019

Një breshkë deti e llojit Dermochelys coriacea, ose siç quhet ndryshe breshka kurrizlëkurore është gjetur e ngordhur mëngjesin e kësaj të enjteje në plazhin e vjetër në Vlorë.

Breshka afro 50 kilogramë ka dalë në breg të detit pa kokë dhe pa këmbë. Kjo është breshka e katërt për këto dy muaj që gjendet e ngordhur në brigjet e bregdetit të Vlorës.

Një prej problematikave të mëdha që i detyron këto lloj breshkash të dalin në breg është ndotja që i bëhet detit nga bashkimi i ujërave të zeza me ujërat e detit dhe nga prania e madhe e leshterikëve. /ABC News Albania 24/7