Policia spanjolle ka gjetur trupat e shtatë emigrantëve, në Spanjën juglindore. Mes viktimave kishte gra dhe fëmijë. Autoritetet dyshojnë se mund të jenë mbytur ndërsa përpiqeshin të arrinin në Spanjë me një varkë, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas policisë të shtatë personat vinin nga Afrika e Veriut. Mijëra emigrantë nga vendet e Afrikës veriperëndimore dhe sub-Sahariane përpiqen të arrijnë në Spanjë me anije çdo vit, por fatkeqësisht jo të gjithë arrijnë t’ja dalin pasi shumë prej tyre humbasin jetën.
/abcnews.al