Gjenden pa jetë 9 anëtarë të një familje në Donetsk, Ukraina pretendon se u vranë nga forcat ruse

schedule12:41 - 31 Tetor, 2023

schedule 12:41 - 31 Tetor, 2023

Një familje prej nëntë anëtarësh, përfshirë dy fëmijë të vegjël u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin lindor të Ukrainës, Volnovakha, të pushtuar nga Rusia. Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft zemërim në Ukrainë, ndërsa janë bërë thirrje që të zhvillohen hetime të thelluara.

Imazhet e raportuara nga Zyra e Prokurorisë së rajonit të Donetskut të Ukrainës, tregojnë një skenë të tmerrshme vrasjeje të anëtarëve të familjes, ndërsa ishin të mbështjellë në krahët e njëri-tjetrit.

Ukraina pretendon se familja u vra nga forcat pushtuese ruse.

Volnovakha është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi 2022 pas pushtimit brutal të Moskës ndaj fqinjit të saj një muaj më parë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!