Gjenden eshtra në Prekaz, dyshohet të jenë nga lista e të zhdukurve gjatë luftës

schedule12:38 - 9 Nëntor, 2023

schedule 12:38 - 9 Nëntor, 2023

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se ka hasur në eshtra gjatë gërmimeve në Prekaz të Skënderajt. Eshtrat e gjetura mund të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Komisioni shtoi se gërmimet po vazhdojnë dhe se eshtrave do t’u bëhen analizat e ADN-së për për identifikim.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet ka hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”, ka thënë KQPZh.

Përveç Prekazit, Komisioni tha se ka kryer gërmime edhe në Arbanë të Prizrenit. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!