Dy predha të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar pasditen e sotme në zonën e skelës në Vlorë. Menjëherë është njoftuar policia e cila ka ngritur perimetër sigurie. Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.
Kujtojmë se 15 predha u gjetën pak ditë më parë në po të njëjtën zonë, tek vendi ku po bëhen punimet në skelë. /abcnews.al/