Gjenden 635 bimë kanabisi në disa fshatra të Krujës, në kërkim autorët

schedule10:32 - 16 Korrik, 2023

schedule 10:32 - 16 Korrik, 2023

Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 635 bimë narkotike cannabis sativa. Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike./abcnews.al