Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit operacional të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve, në fshatin Borizanë, Krujë, u gjetën të kultivuar 212 fidanë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë shtetasit 25 vjeçar dhe 21 vjeçar (kushërinj), banues në Borizanë, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e vogël e fidanëve narkotikë, një sasi e vogël kanabisi, 1 aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Krujë.