Megaoperacioni “Imazhi”, vijon punën për të pasur një territory të pastër. Së fundmi mësohet se në fazën e 28 të këtij megaoperacioni janë asgjësuar përmes djegies në total 1691 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatra të rretheve Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
Sipas policisë bimët janë gjetur konkretisht:
– në fshatin Fregen të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë dyshuara narkotike cannabis sativa.
– në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.
-në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale./abcnews.al