Janë padyshim në listën e pretendentëve për të fituar Euro 2024. Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Gjelat” e Francës do të zbresin në orën, 18:00, në fushën e “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, për të sfiduar “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.
Sa i përket formacioneve, tekniku Didier Deschamps i ka rreshtuar “Gjelat” e tij, me formulën 4-3-1-2, ku në portë si zakonisht qëndron “gardiani” i Milan, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes Joules Kounde dhe Theo Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Upamecano e Saliba. Në mesfushë pozicionohen Tchouameni, Kante e Rabiot, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Thuram, Griezmann dhe kapiteni Kylian Mbappe.
Në krahun tjetër, ashtu si tekniku francez edhe Domenico Tedesco ka vendosur të përdorë formulën 4-2-3-1, ku në portë do të vendoset Casteels. Në krahët e mbrojtjes janë Vetonghen e Castagne, me qendrën që mbulohet nga Theate e Faes. Mesfusha me tre përbëhet nga Carrasco, Onana e “arkiteki”, Kevin de Bruyne, ndërsa në sulm janë vendosur Jeremy Doku, Lois Openda e Romelu Lukaku. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: