Është momenti për t’i lënë eksperimentet. Botërori është në prag dhe Franca I dha fund përgatitjeve duke fituar 3-1 miqësoren ndaj Irlandës së Veriut luajtur në stadiumin e Lilës.
Nënkampionët e botës në fuqi nuk është se e patën plotësisht të lehtë, ndërsa trajneri Didie Deshamp, pati në fushë të gjithë yjet e tij kryesorë.
Nuk munguan portieri Menja, as Çuameni, Upamekano, Kunde, Teo Ernandez, Rabio, Dembele, Due dhe Kilian Mbappe.
Nuk mungoi as ylli I shkëlqyer I Bajernit, Mikael Olize, që ishte I mrekullueshëm këtë sezon me skuadrën e tij në Gjermani dhe në Champions.
Pikërisht Olise ishte autori I të tre golave, një lloj habie e vërtetë duke pasur parasysh se në repartin ofensiv ishin Mbappe e Dembele, shënues të sprovuar.
Francës iu deshën 43 minutave për të kaluar në avantazh, madje me fat, ndonëse goli I dytë ishte I shkëlqyer.
Sidoqoftë, “gjelat” duhet të kenë kujdes sepse ata u vunë në vështirësi nga një skuadër e re irlandezoveriore, me moshë mesatare 22.6 vjeç, e cila edhe pati mundësi të barazonte.
Gjithsesi, nënkampionët e botës vlerësohen si një nga pretendentët kryesorë në këtë Botëror, në mos favoritët, edhe pse të tillë si Spanja, Gjermania apo Anglia, pa harruar Argjentinën e Brazilin, nuk mund të nënvleftësohen.


