“Gjatë vitit 2023 ekonomia u rimëkëmb”, ekspertja Nunaj: Çmimet e ushqimeve, të larta!

schedule14:28 - 9 Tetor, 2023

schedule 14:28 - 9 Tetor, 2023

Ekspertja për Ekonominë Teuta Nunaj, në një intervistë në “Money Report” në ABC komentoi situatën ekonomike. Gjatë kësaj interviste ajo shpjegoi se viti 2023 mund të thuhet se është viti i rimëkëmbjes së ekonomisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

“Tregjet janë gjithmonë dinamike dhe faktorë të jashtëm që ndikojnë inlacionin janë gjithmonë prezentë. Në rastin e Shqipërisë, inflacioni është i importuar”, u shpreh ekspertja e ekonomisë, Nunaj.

Më tej theksoi se çmimet e rritura në fund të vitit, janë çmime që vendosen në mënyrë abuzive.

“Çmimet e rritura në fundvit janë çmime që vendosen në mënyrë abuzive nga tregtarët duke marrë në konsideratë edhe rritjen e kërkesës nga konsumatorët për produktet. Çdo ndryshim i kësaj gjëje është një ndryshim abuziv dhe jo një ndryshim që e kërkon tregu”, tha ajo.

Ndër të tjera shtoi se importet janë më të ulëta dhe se konsumi ka rënë për shkak të inflacionit.

“E gjithë mbyllja, në të cilën ka qenë ekonomia në vitet e pandemisë, nëse ne do ta krahasonim me vitet para pandemisë, janë thuajse në të njëjta nivele. Qytetarët i janë kthyer të njëjtës jetësë siç edhe ishte para pandemisë. Pjesa e investimeve imobiliare ishte disi më e kufizuar, pasi nuk dihej se si do të vinte e ardhmja. Me stabilizimin e ekonomisë qytetarët iu kthyen jetesës së mëparshme. Pra ashtu si pandemia uli shpenzimet, tani janë kthyer në të njëjtat nivele para pandemisë. Aktualisht kemi vërtet rritjen e pagave apo indeksionin e pensioneve, por këto nuk janë më të mëdha se rritja e normës së inflacionit. Pra, kemi aq para sa kemi pasur më parë, për të mos thënë më pak. Pra familjet shqiptare do të kenë mundësi për të blerë të njëjtën sasi që kanë blerë më parë”, tha ajo./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!