“Gjatë karrierës sime nuk kam shkuar mirë me drejtorin”, mjeshtri i cirkut tregon dhimbjen më të madhe

schedule12:02 - 5 Tetor, 2023

schedule 12:02 - 5 Tetor, 2023

Mjeshtri i cirkut, Pavli Sallata ka deklaruar në emisionin ‘Pas Mesnate’ në ABC News, se gjatë karrierës së tij, ka qene i mërzitshëm, pasi kërkonte gjithmonë drejtësinë. Ai u shpreh se dhe me drejtorin nuk i pasur punët mirë, edhe për këtë është penalizuar.

Sakaq, Sallata theksoi se nëse do ta shkatërrosh një institucion, mjafton që drejtuesit të jenë të paaftë dhe të heqësh mjeshtrat. Këtë të fundit e konsideroi si dhimbjen e tij më të madhe.

Gjatë karrierës sime kam qene pak i mërzitshëm, ‘zevzek’. Kam qene gjithmonë kërkues dhe me drejtorin nuk kam shkuar mirë, e kisha problem. Gjithmonë kam qene kërkues në padrejtësinë, në gjërat që mua s’më pëlqenin, ndoshta e kam tepruar një çik, edhe jam penalizuar, por gjithmonë kam qene me të drejtën time dhe them që mundet. E njihja ekuilibrin, tolerancën, kur vinte një moment shpërtheja, nuk falja. Në qoftë se do të shkatërrosh një institucion, fut të paaftë drejtuesa, të grumbullosh dhe të heqësh mjeshtrat dhe ja ku është cirku sot. Kjo është një nga dhimbjet që e përjetojë. Pse? Nuk ishte dhimbja që më hoqën mua. Më vinte keq se i kemi parë në Kinë specialistët 80-90 vjeç me mjekër, që rrinin me shkop dhe thoshin bëje. Jam pse jo në kulmin e prodhimtarisë dhe e sheh veten jashtë një institucioni”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!