Gjatë 24 orëve të fundit 55 qytetarë janë futur në Shqipëri, 35 prej tyre vetëkarantinohen në banesa

schedule11:30 - 8 Maj, 2020

schedule 11:30 - 8 Maj, 2020

Një tjetër qytet që duket se i është rikthyer normalitetit është edhe Maliqi, që tashmë është zonë e gjelbërt.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se qytetarët i janë rikthyer jetës normale duke “harruar” në njëfarë mënyre situatën e shkaktuar nga pandemia.

Gjithashtu theksoi se sipas burimeve konfidenciale nga Drejtoria e Kufirit dhe emigracionit, 55 shqiptarë gjatë 24 orëve të fundit janë futur në Shqipëri.

Më herët të gjithë qytetarët që futeshin në Shqipëri karantinoheshin në hotele të hapura në qytetin e Korçës, por edhe në Pogradec. Ndërkohë pas një urdhëri nga qeveria, qytetarët që udhëtojnë nga zonat e kuqe vetëkarantinohen në banesat e tyre, dhe janë aktualisht janë 35, ndërsa 20 të tjerë janë karantinuar detyrimisht në hotele, ku vijnë nga zonat e gjelbërta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!