Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata ka deklaruar në emisioni ” Provokacja” në Abc Neës se një nga arsyet pse Shqipëria ka një bilanc pozitiv me Covid-19 është mosha mesatare e popullsisë, ndërsa shtoi se po studiohet edhe roli i vaksinës së turbekulozit. Gjata tha se Nga 25 raste të konfirmuara sot, asnjëri prej tyre nuk ka pasur shenja klinike por janë kontakte të personave të prekur.
“Një epidemi luftohet me vaksinë, mjekim specifik që nuk ekzistojnë. Ekziston edhe karantinë e cila ka treguar gjithmonë që funksionon. Suedia e cila nuk ka qëndruar në karantinë por nuk është rast për t’u ndjekur për shkak se ka pasur numër të lartë viktimash. Planet që janë bërë këtë sëmundje në Shqipëri i dedikohet ekspertëve. Merita e politikës është që këtë herë i dëgjoi ekspertët, edhe pse kjo nuk ndodh shumë shpesh në Shqipëri.
Sot nuk ka pasur asnjë rast të diagnostifikuar, por vetëm raste që janë lidhje të personave që kanë rezultuar më parë pozitivë. Kanë qenë lidhje të atyre personave në fabrikën fason. Unë besoj se në fillim strategjia e testimeve në vendin tonë ka qenë sipas rekomandimeve të OBSH.
Shenjë e mirë është fakti se kemi shumë të shëruar sepse kemi një popullatë të re që e kalon më lehtë sëmundjen. Mund të ketë edhe elementë të rinj që po verifikohen si vaksina e turbekulozit. “, tha Gjata.
LEXO EDHE: Qeni ndërhyn në intervistën televizive, “trembet” Gjata, Nano batutë me të ftuarin
Gjata veçoi edhe faktin se hapja e spitaleve të dedikuara Covid frenoi infeksionin në masë të pacientëve, ashtu sikurse ka ndodhur në shumë vende të tjera të botës.
“Në Shqipëri ndryshe nga shumë vende të botës u vendos të hapeshin spitale të dedikuar Covid për të ulur riskun e infeksionit për pacientët si ka ndodhur në vendet e tjera.
Mjekësia është një profesion që ngrihet mbi bazën e besimit. Nëse pacienti nuk ka besim tek mjeku atëherë lindin problemet. Dëmi më i madh për mjekësinë ishte thyerja e besimit. Shpresoj që pas kësaj qytetarët të mos e harrojnë”, deklaroi Gjata./abcnews.al