Ushtria izraelite njoftoi sot se gjashtë zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë deri më tani në sulmet në Rripin e Gazës. Mes të vrarëve ka anëtarë të krahut politik, si dhe ushtarak të lëvizjes islamike palestineze që sundon Gazën.
Deklarata përmend dy komandantët e Hamasit që dyshohet se ishin të përfshirë në masakrën e kryer në Izraelin jugor më 7 tetor.Përveç kësaj, një komandant përgjegjës për sigurinë në pjesën jugore të Rripit të Gazës gjithashtu u vra.
Dy nga këta tre zyrtarë të lëvizjes islamike palestineze u vranë gjatë fundjavës. Deklarata ushtarake izraelite përmendi gjithashtu dy zyrtarë të lartë të Hamasit që thuhet se u vranë javën e kaluar, ministrin e financave të Hamasit, Jaëad Abu Samala dhe Zakaria Abu Maamar, i cili thuhej se ishte përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Izraeli akuzon Shamalla për menaxhimin e burimeve për militantët e Hamasit dhe udhëheqjen e operacioneve të Hamasit kundër Izraelit. Përveç kësaj, kreu i kontrollit të trafikut ajror në qytetin e Gazës u vra.
Qëllimi i sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, si hakmarrje për masakrën më të keqe të civilëve në historinë e tij, është të eliminojë udhëheqjen e Hamasit në Rripin e Gazës.
Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e udhëheqjes së Hamasit nuk jeton në Rripin e Gazës, por jashtë saj. Për shembull, udhëheqësi politik i Hamasit Ismail Haniya jeton në Katar.
/abcnews.al