Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 182 raste të reja me koronavirus. Po ashtu brenda ditës kanë humbur jetën gjashtë persona.
Rastet pozitive janë regjistruar: 107 në Shkup, në Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçani-1, Berovë-1, Resnje-13, Negotinë- 1.
Sa i përket personave që kanë humbur jetën, pesë prej tyre ndërruan jetë në spitalin “8 shtatori, dy pacientë nga Tetova, një në moshën 81 vjeçe, i shtruar në spital me 16 qershor dhe një tjetër pacientë në moshën 72 vjeçe, që ishte pranuar në spital më 12 qershor.
Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një 85 vjeçar i cili është pranuar në spital me 10 qershor. Tek tre pacientë, virusi është konstatuar prezent pas vdekjes, bëhet fjalë për një grua nga Kumanova në moshën 64 vjeçe si dhe dy pacientë nga Shkupi në moshën 68 dhe 65 vjeçe.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 4664 ndërsa ai i viktimave 216. /abcnews.al/

