Gjashtë të vdekur nga gripi në Kosovë

schedule13:00 - 20 Shkurt, 2020

schedule 13:00 - 20 Shkurt, 2020

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, që nga tetori i vitit të kaluar, nga gripi janë prekur 214 persona, gjashtë prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Detaje për këta pacientë ka dhënë gjatë ditës së enjte infektolgu i QKUK’së, Valbon Krasniqi.

“Mund të ju konfirmojë se në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë ndërruar jetë. Katër prej tyre kanë qenë me sëmundje të mëhershme kronike të njohura”, shprehet ai.

E në bazë të këtyre statistikave Instituti ka shpallur edhe gjendjen epidemike me gripin sezonal, por është deklaruar se është nën kontroll.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!