Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë orëve të fundit. Sipas bluve të kryeqytetit, të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa njëri prej tyre ishte i sjpallur në kërkim.
Sakaq, materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimin në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
- G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kadri Kërciku”, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit E. I.
- O. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 43 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, në ambientet e brendshme të një lokali në administrim prej tij u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter dhe 1 aparat celular.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. H, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
-A. H., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
-A. H., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al