Gjashtë shtëpi të përmbytura në Dajç: Argjinatura e Darragjatit e dëmtuar, uji po vërshon në zonë të banuar

schedule09:07 - 11 Shkurt, 2021

schedule 09:07 - 11 Shkurt, 2021

Situata e përmbytjeve në Shkodër po shkon drejt përshkallëzimit ndërsa reshjet e shiut vijojnë të bien me intensitet të lartë. Në Njësinë Administrative Dajç hidrometri tregon një rritje prej 11 cm ndërsa në vendin e quajtur Urrela të Shirqit rritja është me 25 cm.

Deri më tani rezultojnë të përmbytura gjashtë shtëpi ndërsa prezencë uji ka ka në oborret e 121 shtëpive, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9. Ndërkohë, bashkia Shkodër kërkon ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.

Energjia elektrike ka në të gjithë zonën, por me shkëputje.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 11.02.2021
Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 6
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.
-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!