Një aleancë e formuar nga gjashtë parti opozitare në Turqi ka njoftuar se Kemal Kilicdaroglu do të jetë kandidati që do të sfidojë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e planifikuara për 14 maj.
Qytetarët që prisnin përpara selisë së PS-së i pritën drejtuesit me parullat “Së bashku do të fitojmë” apo “Shpresa e popullit Kılıçdaroğlu”.
74-vjeçari Kilicdaroglu është kreu i CHP, partia më e madhe opozitare në Turqi, një forcë politike e qendrës së majtë, nacionaliste dhe laike, e themeluar nga babai i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.