OSHEE ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike nesër në disa zona të Tiranës.
Përmes një njoftimi, OSHEE bën me dije se ndërprerja e energjisë elektrike do bëhet si shkak i investimeve dhe punimeve në disa kabina.
Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në datën 5 mars dhe zgjasë nga ora 09.00 e paradites deri në orën 15.00 pjesërisht në rrugën “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Pjetër gurakuqi”, “Ali Shefqeti”.
Po ashtu ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në datën 6 mars nga ora 09.00 deri në orën 15.00 pjesërisht në rrugën “Andrea Mano” pranë shkollës Ramazan Jarani, “Petro Nini Luarasi”, “Shqyri Ishmi”.
Njoftimi i plotë:
“Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 5-6 mars
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 5-6 mars do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
5 mars/09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Pjetër Gurakuqi”, “Ali Shefqeti” në Shkozë
6 mars/09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano” pranë shkollës “Ramazan Jarani”, rruga “Petro Nini Luarasi”, “Shyqyri Ishmi”./abcnews.al