Gjashtë fitore radhazi, Leipzig është lideri i Bundesligës!

schedule22:18 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 22:18 - 14 Dhjetor, 2019

Skuadra e Leipzig është padiskutim ekipi më simpatik në Europë këtë sezon. Të besuarit e Julian Nagelsmann po bëjnë një sezon të shkëlqyer deri më tani, si në Champions League, ashtu dhe në Bundesligën gjermane.

Sot, Leipzig mori fitoren e gjashtë radhazi përballë Dusseldorf në transfertë. Patrick Shick shënoi që në minutën e dytë për Leipzig, duke shpërblyer besimin e trajnerit Nagelsmann, që vendosi ta aktivizojë si titullar. Timo Werner shënoi me penallti në pjesën e dytë, për të dyfishuar shifrat.

Mukiele feston golin e tij (0-3)

Golin e fundit të sfidës e shënoi mbrojtësi Nukiele, që vendosi rezultatin final në 3-0. Leipzig merr kreun e Bundesligës provizorisht, me një pikë më shumë se Borussia M’Gladbach, që luan nesër./abcnews.al