Gjakmarrja, raporti-studimi zbulon shifrat tronditëse

schedule23:36 - 12 Qershor, 2018

schedule 23:36 - 12 Qershor, 2018

Një raport-studim i mbështetur dhe financuar nga OSHEE zbuloi shifra tronditëse mbi familjet e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri. Sipas raportit, totali i familjeve në gjak është 591, nga të cilat 37 të ngujuara.

Në qarqet  Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës janë gjithsej 591 në gjakmarrje.  Shifra u prezantua nga mësuesja Liljana Luani, e njohur për rolin e saj në mësimdhënien e fëmijëve të prekur nga ky fenomen, si përfundime të një raport-studimi të për familjet në gjakmarrje.

Raporti përmbante të dhëna edhe për fëmijët e familjeve në gjakmarrje.

Raport studimi në fjalë u mbështet dhe financuar nga OSHEE. Në kuadrin e pergjegjësisë sociale kjo  koorporate ka mbështetur financiarisht disa shtëpi fëmijësh me bazë materiale, si dhe ka punësuar persona në nevojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!