Barcelona po mendon për të ardhmen dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po mbajnë nën vëzhgim disa lojtarë. Tre janë emrat që po shikohen me kujdes raporton ESPN FC. Njërin prej lojtarëve ata e kanë në bashkëpronësi dhe bëhet fjalë për brazilian Emerson.
Aktualisht ai po paraqitet mjaft mirë me Real Betis. Katalanasit bënë marrëveshje me Betis ta sillnin lojtarin në Europë, duke i paguar 12 milionë euro klubit të Atletico Mineiro janarin e shkuar. Marrëveshja me klubin tjetër spanjoll është që 20-vjeçari t’i bashkohet Barcelonës në vitin 2021. Tashmë plani është tjetër dhe me gjasa Emerson verën e ardhshme kalon te skuadra “blaugrana”.
Dani Olmo është lojtari tjetër që synohet të rikthehet. në vitin 2014 ai largua drejt Dinamo Zagreg, kur ishte vetëm 16 vjeç. janë disa klubet e që kanë tentuar, por kroatët nuk e lëshojnë pa 40 milionë euro lojtarin që mund të luajë në shumë pozicione. Paraqitja e tij me Spanjën U21 i ka bindur katalanasit që ta shikojnë me interes transferimin e tij.
Lojtari tjetër që është në shënjestrën e spanjollëve është Fabian Ruiz. Katalanasit kanë disa mesfushorë në ekip, por me Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic që nuk e kanë të gjatë, mesfushori i Napolit po shikohet me kujdes dhe drejtori sportiv, Eric Abidal, e ka ndjekur nga afër në stadium javën e shkuar. /abcnews.al