Gjadër, vijnë afrikanët e parë/ ABC News në qendrën e pritjes së emigrantëvenë portin e Shëngjinit

schedule15:11 - 16 Tetor, 2024

schedule 15:11 - 16 Tetor, 2024

Ky është momenti kur emigrantët e ardhur nga Italia prekin tokën shqiptare në portin e Shëngjin.

Anija ushtarake italiane “Libra” me 16 emigrantë në bord, mbërriti mëngjesin e së mërkurës në portin e Shëngjinit, e shoqëruar nga forca të shumta italiane.

Pas zbritjes, emigrantët të shoqëruar në cdo moment nga policia italiane u akomoduan në qendrën e pritjes brenda portit.

“Pas meje ndodhet qendra e pritjes së emigrantëvenë portin e Shëngjinit, 10 burrat që vinë nga Egjipti dhe 6 nga Bangladeshi, po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pas resgjistrimit dhe marrjes së shenjave të gishtave do të nisen drejt kampit të Gjadrit.”

Porti i Shëngjinit ishte në gatishmëri  dhe shtoi sigurtine për të pritur emigrantët e pare, me anijen Libra që u nis nga Lampedusa për në Shqipëri.

“Ne morëm masa shtesë të sigurisë, vume dhe kalaten në dispozicion për e ankorimin e anijes italiane.”

Drejtorti i portit të Shëngjinit, shpjegon rolin e palës shqiptare për akomodimin e refugjatëve.

“Roli jonë ështe sigurimi i mjetit që sjell emigrantet do te kete bashkepunim dhe nga momenti i zbritjes nga anija te qendra s pritjes, brenda qendres menaxhohet nga pala italians totalisht.”

Pas përfundimit të procedurave në ambjentet e pritjes në port, rrugës për në Gjadër, autobusi me emigrantë do të shoqërohet nga policia shqiptare, me përgjegjësinë kryesore, si dhe nga forcat italiane.

Me anijen ushtarake “Libra” këtë të mërkurë kanë mbërritur gjithashtu edhe forcat që mbikëqyrin kampin e Gjadrit. Ndërsa përgjegjëse për sigurinë jashtë rrethimit janë autoritetet shqiptare.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare azilkërkuesi do të marrë një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja do të jetë pozitive do të transferohet në qendrën e pritjes në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!