Londinezët e Chelsea janë të hapur për çdo ofertë për sulmuesin francez, Oliver Giroud. Kontrata e Giroud me klubin mbaron në fundin e këtij sezoni prandaj, klubi do të shikojë çdo mundësi transferimi në merkaton e janarit për të përfituar nga 33-vjeçari.
Trajneri Lampard i ka dhënë shumë pak hapësira për shkak dhe të shkëlqimit të lojtarëve të rinj. Sulmuesi kërkon të largohet pasi kërkon më shumë minuta në mënyrë që të jetë në kombëtaren e Francës për europianin e ardhshëm. Sipas ‘The Telegraph’, janë milanezët e Interi-it që e kërkojnë Giroud por, edhe West Ham si dhe një seri klubesh franceze.
Ndërkohë, në Itali ka dhe një derbi në merkato. Inter dhe Juve janë në garë mes tyre për transferimin e mesfushorit kroat, Ivan Rakitic. Valverde e ka ulur në stol 31-vjeçarin, i cili kërkon më shumë minuta. Juventus është i gatshëm ta transferojë që në merkaton e janarit por, dhe zikaltrit nuk mbeten pas. /abnews.al