Giroud “ultimatum” Chelsea, Lampard: Hajde bisedojmë, dua të qëndrosh

schedule20:18 - 23 Nëntor, 2020

schedule 20:18 - 23 Nëntor, 2020

Oliver Giroud nuk po arrin të përfitojë minuta te Chelsea dhe largimi është i paevitueshëm nëse situata nuk ndryshon. Konkurrenca në repartin ofensiv të “Bluve të Londrës” është e madhe dhe për 34-vjeçarin ka interes nga Italia, Franca dhe MLS.

Në fillim të sezonit shpresoja se do të jepja kontributin tim te Chelsea, sidomos prej lojërave të mira që kisha zhvilluar në fundin e sezonit të kaluar, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në Champions League.

Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time, por gjërat duhet të ndryshojnë, përndryshe do të jem i detyruar të marr një vendim“, deklaron kampioni i botës për Telefoot, duke i dhënë “ultimatum” klubit anglez.

Në lidhje me situatën e sulmuesit të njohur ka folur edhe Frank Lampard. Trajneri i Chelsea konfirmon vlerësimin që ka për Giroud dhe shpreson që ai të mos largohet. “Oliver është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Ai dëshiron të luajë më shumë, unë kam plane në lidhje me të dhe dëshiroj që të qëndrojë me ne. Kam një raport shumë të mirë me të. Nëse dëshiron të largohet, atëherë duhet të ulemi dhe të bisedojmë“, deklaron Lampard. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!