Giroud: Milani si familje, shokët më kërkojnë gjithmonë! Tifozët super

schedule14:35 - 15 Gusht, 2021

schedule 14:35 - 15 Gusht, 2021

Milan luajti miqësoren e fundit mbrëmjen e kaluar. Kuqezinjtë fituan 2-1 përballë Pananthinakos në Triste, sfidë ku Oliver Giroud realizoi dy gola. 33-vjeçari po përshtatet për mrekulli tek ekipi i Piolit, dhe ka një uri të madhe për të bërë sa më mirë me ekipin e ri.

Ndihem gjithnjë e më mirë në fushë. Po bëjmë një punë të madhe në Milanello. E nisëm fort ndeshjen me Panathinaikos, po luanim me intensitet të lartë.

Kishim dëshirë të luanim futbollin tonë, krijuam shumë raste për gol, ndërsa unë tentova të finalizoja sa më mirë punën e shokëve të skuadrës.

Mora asiste të shkëlqyera nga Tomori dhe Calabria, u lumturova që finalizova me gola punën e tyre. Milani? Po e njohim edhe më mirë njëri-tjetrin, edhe në fushë.

Ndihem mirë me të gjithë djemtë, ata më kërkojnë gjithmonë në zonën e rreptësisë dhe synojmë të bashkëpunojmë sa më shumë me lojtarët e tjerë të sulmit.

Mund të kishim shënuar më shumë gola, por ishte një ndeshje pozitive për të ardhmen tonë. Tifozët? Unë ndihem pjesë e familjes. Të gjithë morëm një pritje të ngrohtë nga tifozët. Kur shënova, dëgjojva që po thërrisnin emrin tim.

Është gjithmonë kënaqësi për një sulmues kur shënon. Mezi po pres të luaj në ‘San Siro’ dhe në Serie A. Shpresoj të shënoj në Serie A, ndoshta që në ndeshjen e radhës“, theksoi sulmuesi francez i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!