Giroud lë “thatë” Milanin, firmos kontratën e re me kampionët e Europës

schedule17:26 - 4 Qershor, 2021

schedule 17:26 - 4 Qershor, 2021

Olivier Giroud ka nënshkruar kontratën e re me Chelsea, edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi 34-vjeçar konsiderohej i larguar në media.

Gjithsesi francezi ka firmosur pas propozimit të klubit londinez dhe do të mbetet në Premier League, pavarësisht se nuk ka pasur shumë hapësira.

Në Itali sulmuesi mendohej se do të nënshkruante për Milanin, por tanimë kjo pistë mund të konsiderohet e mbyllur me rinovimin e tij me Chelsea. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!