Giroud drejt MLS, Milan bën gati “listën” e të preferuarve për sulmin

schedule21:16 - 30 Qershor, 2024

schedule 21:16 - 30 Qershor, 2024

Milan po mendon për sezonin e ri, teksa gjatë verës pritet të ndodhin disa ndryshime të rëndësishme. Reparti sulmit mbetet kryefjalë, me Paris Saint-Germain që vazhdon të ndjekë me interes portugezin, Rafael Leao, me francezët që e shohin si pasuesin ideal të Mbappe, teksa Giroud e ka vendosur që nuk do të rinovojë dhe është pranë largimin të tij drejtë MLS po shtohen nga dita në ditë dhe Jovic ende nuk ka bindur drejtuesit.

Në këtë situatë, “Kuqezinjtë” po studiojnë tregun dhe kanë kthyer fokusin nga Sporting Lisbon, skuadër me të cilën italianët kanë pasur marrëdhënie edhe në të kaluarën, me “bomberin” suedez, Viktor Gyokeres, që është kthyer në objektivin e merkatos, teksa te Milan e shohin atë si të duhurin për të përforcuar repartin e sulmit, por duhet theksuar se për shërbimet e 25-vjeçarit janë disa skuadra në garë.

Suedezi po kalon një super sezon të Sporting, me Gyokeres që ka shënuar 41 gola në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet, si dhe ka asistuar 15 të tjerë, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 55 milionë euro dhe sulmuesi ka kontratë me portugezin deri në verën e vitit 2028.

Klubi pritet që të bëjë kontaktin e parë për shërbimet e sulmuesit, kjo edhe për tu parë se sa reale janë mundësit për këtë transferim, mirëpo, suedezi nuk është i preferuari i vetëm, teksa në listën e “Djajve” të Milanos, nuk mungojnë as emrat e Joshua Zirkzee, Jonathan David e Armando Broja. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!