Kombëtarja e Kosovës e nisi mirë rrugëtimin drejt Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, teksa arriti të rrëmben 1 pikë, në trasnfertën e vështir në arenën “Bloomfield” të Tel Avivit, ndaj vendasve të Izraelit.
“Dardanët” patën mundësi ta fitonin ndeshjen me anësorin Milot Rashica që kishte mundësin “e artë” për tu kthyer në protagonist, mirëpo edhe me barazimin tekniku i Kosovës, Alain Giresse është i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij, teksa e ka konsideruar barazimin si një rezultat pozitiv.
“Jam i kënaqur me rezultatin, kemi mundur të humbasim por edhe të fitojmë. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, do të jetë rrugë e gjatë. Kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese, kemi treguar mundësi dhe potencial, lojtarët kanë treguar paraqitje të mira për ndeshjet e ardhshme”,- tha në fjalën e tij, kreu i pankinës së “dardanëve”.
Ndërkaq, kujtojmë se hapi i radhës drejt Euro 2024 do të “kalojë” nga Prishtina, me “dardanët” që do të presin në stadiumin “Fadil Vokrri”, “diletantët” e Andorrës, në një përballje ku do të kenë mundësi për të arritur 3 pikët e para në kualifikuese. /i.m /abcnews.al