Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa do të inspektojë zonën e Gjadrit në Lezhë, aty ku priten të ndërtohet një kamp për refugjatët sipas marrëveshjes së nënshkruara mes Tiranës dhe Romës zyrtare.
Në Gjadër, kryeministrja Giorgia Meloni do të shoqërohet nga homologu shqiptar Edi Rama. Ky inspektim do të nisë në orën 11:15 të së mërkurës dhe më pas dy kryeministrat në 12:00 do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë shtypi.
Zbatimi i marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë 200 emigrantë deri në portin e Shëngjinit./abcnews.al