Ajo që u paralajmërua një ditë më parë ka ndodhur sot në Prokurorinë e Elbasanit.
Më herët në mëngjes në prokurorinë e Elbasanit mbërritën të dy drejtuesit, si Dritan Gina të cilit i është ndërprerë komandimi nga prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ashtu edhe drejtuesi i ri i caktuar përkohësisht në prokurorinë e Elbasanit Ardjan Nezha.
Mësohet se ata janë takuar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe kanë biseduar për disa minuta. Ish-drejtuesi i Prokurorisë Gina, i ka komunikuar prokurorit Nezha për hapat ligjore që do të ndjekë për të sqaruar çështjen e tij. Ai i ka bërë të qarte drejtuesit të ri se nuk do ta lëshojë zyrën e shefit të prokurorisë në Elbasan.
Nga burime të ABC News mësohet se prokurori Ardian Nezha vazhdon të qendrojë në ambjentet e prokurorisë së Elbasanit.
Gina, gjatë një konference shtypi dje deklaroi se nuk largohet nga zyra pasi vendimi i shkarkimit te tij është i paligjshëm. Nezha nga ana tjetër u prezantua zyrtarisht në orën 15.00 dje para stafit të prokororisë të Elbasanit. /abcnews.al