“Gëzoni, se kishit plakun Mere në sulm”, goli bardhezi i Shtubinës

schedule18:58 - 16 Prill, 2020

schedule 18:58 - 16 Prill, 2020

Ndriçim Shtubina u transferua te Laçi janarin e vitit 2018 dhe aventura e tij me bardhezinjtë zgjati 1 vit e gjysmë. “Xholi” shkodran shënoi 14 gola gjatë kësaj kohe, duke vulosur shumë fitore të skuadrës kurbinase.

Humori nuk i mungon, diçka natyrale për një shkodran, dhe ka bërë batutën e radhës në rrjetet sociale. Zëvendës trajneri i Laçit, Klevis Hima ka kujtuar kohën kur bardhezinjtë drejtoheshin nga Besnik Prenga, skauti kryesor i kroatëve të Lokomotiva Zagreb.

Laçianët eliminuan Anorthosis Famagusta me mirditorin në krye të stolit. “Një njeri i madh, përveçse një trajner i madh”, shkruan Hima për Prengën, teksa nuk mungon batuta e Shtubinës, aktualisht pjesë e Vllaznisë: “Gëzoni, gëzoni ju, se kishit plakun Mere në sulm”, duke ironizuar me veten e tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!