Gëzim i dyfishtë për Sterling: Ka lezet, ky futboll na dhuron trofeun e madh

schedule16:57 - 8 Gusht, 2020

schedule 16:57 - 8 Gusht, 2020

Manchester City zhvilloi një ndeshje të mirë mbrëmjen e kaluar, shfrytëzoi në maksimum gabimet e kundërshtarëve, mposhti për herë të dytë 2-1 Real Madrid dhe u kualifikua në tetë skuadrat më të mira të Evropës.

Pengesa e “Cityzens” për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League është Lyon, rival krejtësisht i kalueshëm. Rahem Sterling shijoi një mbrëmje të veçantë kundër “Los Blancos”.

MANCHESTER CITY-REAL MADRID

Sulmuesi realizoi golin e parë të ndeshjes për ekipin e Pep Guardiolës, që rezultoi rrjeta nr 100 me fanellën e Cityt mbi supe. 25-vjeçari i gëzohet kualifikimit dhe karikon shokët në deklaratën e dhënë për sajtin e UEFA-s.

Nëse vrapojmë të gjithë së bashku, kemi shumë mundësi për ta fituar Champions League. Duam të bëjmë mirë në këtë kompeticion. Gjithmonë e kemi shprehur se nëse luajmë futbollin tonë dhe vrapojmë të gjithë njësoj, mund t’ia dalim të fitojmë trofeun e madh.

U treguam brilant kundër Realit, luftuam fort dhe e mbuluam shumë mirë të gjithë fushën. Kjo ishte ajo që bëri diferencën“, deklaron sulmuesi anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!