Getinjo thirrje publike Albin Kurtit: Po të lus të ndërmarrësh diçka për njerëzit që shajnë në TikTok

schedule10:44 - 30 Qershor, 2022

schedule 10:44 - 30 Qershor, 2022

Rap-artisti, Getinjo, është mjaft aktiv në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka bërë një kërkesë publike ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kjo ka të bëjë me rrjetin e njohur, TikTok, ku i ka kërkuar që të ndërmarrë diçka në lidhje me njerëzit që po shahen në atë aplikacion.

“Albin Kurti po të lus publikisht me ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin TikTok.

Beso që ki me i shpëtu shumë njerëz. Se çka jemi duke bërë ne si popull aty është turpi i botës”, ka shkruar Getinjo.

Sa i përket karrierës, ai po vazhdon të jetë aktiv me muzikë dhe shumë i angazhuar me koncerte të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!