Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por këtë vit si shkak i sëmundjes së grerëzes kineze ky produkt është dëmtuar. Janë mijëra hektar gështenjë e infektuar në gjithë Shqipërinë.
“Është një sëmundje kineze e dëmton 100% gështenjën deri sa e than totalisht. Janë diku tek 10.000 hektarë që janë të infektuara totalisht në të gjithë vendin”.
Drejt Italisë vitet e kaluara, kërkesa për të eksportuar gështenja ka qenë e lartë. Sipas Tonin Gështenjës nga Shkodra i cili merret me eksportin e këtij fruti, këtë vit ka rënie të madhe të kërkesës.
“Kam arritur të eksportoj deri në 1.100 deri në 1.300 tonë, sivjet diku tek 400 tonë. Këtë vit në zonën tonë prodhimi është shumë i dobët”, thotë ai.
Po si mund të zgjidhet ky problem?
“Jemi duke negociuar me qeverinë shqiptare, nëse mund të bëj diçka për zonën tonë”, vijon bisedën më tej.
Sëmundja gështenjës ka prekur pothuajse të gjitha pyjet në zonën e Dukagjinit dhe rikuperimi është proces që zgjat 5 deri në 7 vite./abcnews.al