Gerrard: Liverpool në dorë të më të mirit, s’dua të jem trajner i tyre prej të shkuarës

schedule11:59 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 26 Dhjetor, 2020

Liverpool po përjeton një nga periudhat më të mira të shekullit të 21-të me në krye një nga trajnerët më të mirë, Jurgen Klopp. Megjithatë, kjo nuk e shmang dëshirën e tifozëve, që skuadrën ta marrë në drejtim një legjendë e klubit, Steven Gerrard.

 

Ish- mesfushori është një nga më të mirët në histori dhe si i tillë ka fituar simpatinë e tifozëve. Megjithatë, trajneri aktual i Rangers nuk e shpall veten si kandidat për të pasuar Klopp, edhe pse ai ka bërë histori me këtë klub.

“A ëndërroj që një ditë të jem trajner i Liverpool? Po. Por tani ata kanë një nga trajnerët më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri. Vetëm se unë isha lojtar i mirë dhe kisha një karrierë të madhe te Liverpool, nuk do të thotë të jem në radhë për të qenë trajner i ekipit”, u shpreh Gerard. /abcnews.al