Gërmime pranë Kishës Katolike në Durrës, zbulohet statuja e Perëndeshës Artemisë

schedule19:15 - 28 Qershor, 2022

schedule 19:15 - 28 Qershor, 2022

Kjo statujë e vogël në bronx, identifikuar si perëndesha Artemisë është gjetja më e fundit e zbuluar nga ekspedita shqiptaro – në Forumin Bizantin të Durrësit.

Ende e mbuluar nga shtresat e kohës, statuja e vogël pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të posaçme.

“Ka shumë gjetje, të tipeve nga më të ndryshmet. Këtu po ju tregojmë një statujë të vogël bronxi, ndoshta një perëndeshë. Objekti është ende i papastruar, sepse tani sapo u gjet. Ka nevojë për pastrim, trajtim dhe konservim, por dallohet qartazi që kemi të bëjmë me një personazh femëror. Për nga tiparet e lëvizjes dhe veshjes mund të jetë perëndesha Artemis, për të cilin ka projekte studimore në vazhdim,”

Arkeologët thonë se objektet e zbuluara i përkasin shekullit II dhe III pas Krishtit.

“Kemi arritur të kapim nivelet e periudhës romake, më konkretisht janë dy shtresa nivele banesash, të shekullit II dhe III pas Krishtit. Të dyja banesat janë shkatërruar si pasojë e zjarreve masive, ku duken qartë gjurmët e djegieve që kanë shkatërruar banesat. Duken edhe trarët mbajtës të shtëpisë, të karbonizuara, si elementë shumë të rëndësishëm arkeologjik për të kuptuar funksionimin e ndërtimit”

Forumi Bizantin është një nga ndalesat e grupeve turistike të huaja gjatë vizitave që ata kryejnë në sitet arkeologjike dhe historike të qytetit. Gërmimet e ekspeditës shqiptaro-franceze në të rinisën pas dy vitesh ndërprerjeje, për shkak të pandemisë Covid-19. Bashkëpunimi shqiptaro-francez ka nisur që në vitin 2012 dhe ka për qëllim të hedhë më shumë dritë mbi topografinë e Epidamne-Dyrrachion, apo e thënë ndryshe Durrësit antik./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!