Gërdeci/ SPAK kërkon Shkëlzenin, Matlija: Të dëshmojë çfarë di, në dosje ka disa indicje se …

schedule13:43 - 3 Tetor, 2023

schedule 13:43 - 3 Tetor, 2023

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Tirana Live, Dorjan Matlija avokat i familjarëve të viktimave të Gërdecit, komentoi listën e dëshmitarëve që prokuroria kërkon në proces, mes tyre edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.

“Sa i përket z. Berisha ka disa indicie në dosje që qoftë një fax i dërguar nga ministria e drejtësisë e drejtuar aso kohe, nga z. Aldo Bumçi me një shënim dore. Qoftë për faktin se ka disa telefonata të shkëmbyera gjatë kohës së demontimit dhe disa të tjera ditën e shpërthimit, krijojnë idenë se ky persona mund të lidhje. Ai mund të mos thotë asgjë me vlerë për gjykimin, por Prokuroria ka detyrën ta thërresë ta pyesë. Personi tjetër që e ka nënshkruar me dore atë fax. pritet të dëshmojë se cfarë ishte ai fax, cili ishte qëllimi dhe roli i secilit prej tyre në process”,tha ai.

LEXO EDHE: Gërdeci/ Matlija: Procesi mund të mbyllet edhe për një vit, gjithçka varet nga gjykata
                             Tragjedia e Gërdecit me 26 të vrarë/ SPAK kërkon Shkëlzen Berishën

Sa i takon listës së dëshmitarëve, Matlija tha se janë dakord me listën e Prokurorisë të persona që duhet të dëshmojnë, duke i shtuar asaj liste edhe 12 emra të tjerë që sipas tyre, duhet të ishin në të.

“Berisha dhe Bumci etj janë në listën e prokurorisë, ne jemi dakord me atë listë dhe kemi future edhe 12 emra të tjerë që nuk janë në atë listë. Mes tyre drejtorë të MEICO, dhe ushtarakë të tjerë, mes tyre edhe persona të kompanisë AEY. Kemi menduar se është e nevojshme edhe thirrja e kreut të bashkisë së kohës. Pasi ka një korespondencë shkresore mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për repartin e Gërdecit për ta kthyer në fushë, por ndodhi më pas që Gërdeci nga një fushë sportive kaloi në një plan për të demontuar armë. Një prej dëshmirave ka qenë Luan Hoxha, shefi shtabit të përgjithshëm, ai mundet të dëshmojë për rrethanat e gjykimit. Prokuroria e kërkon vetë këtë person. Dëshmitarët kyc mund të jenë 10 persona.” -përfundoi Matlija.