Gërdeci/ Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, shkak familjarët e viktimave

schedule14:22 - 23 Mars, 2023

schedule 14:22 - 23 Mars, 2023

Është shtyrë seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili akuzohet për ngjarjen e Gërdecit ku humbën jetën  26 persona.

Seanca e cila ka nisur prej orës 14:00, pritej që të përcaktonte nisjen ose jo të shqyrtimit të dosjes.

Mësohet se seanca është shtyrë pasi gjykata nuk ka pranuar që familjarët e viktimave të jenë palë në këtë proces.

Për këtë arsye Gjykata do të vendosë mbi kërkesën e familjarëve, duke shtyrë kështu seancën për në datën 4 prill, ora 14:00. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!