Në seancën e sotme gjykata i kërkoi avokatëve mbrojtës së ish-ministrit, Fatmir Mediu të rilexojnë edhe një herë kërkesën e tyre në lidhje me 90 dëshmitarët, apo edhe akt ekspertimet, apo prova ligjore që ata kërkojnë të thirren në gjykatë dhe të dëshmojnë në procesin ndaj ish-ministrit Mediu.
Thuajse ishte e njëjta kerkesë e lexuar edhe dy javë më parë nga mbrojtja e Mediut.
Gjithashtu në seancën e sotme, pati edhe një debat, sa i takon prokurorisë dhe avokatit mbrojtës të familjarëve të Gërdecit. Prokuroria nuk ishte e dakord me thirrjen e trupit diplomatik apo ushtarakëve të lartë kohës, pasi mund të vononin proces, por duheshin vetëm një numër i vigël dëshmitarësh, që mund të vërtetonin akuzat.
Në fund edhe avokati mbrojtës i viktimave të Gërdecit, kërkoi vënien në dispozicion të të gjithë provave dhe shkresore dhe emrave të dëshmitarëve që u kërkuar nga avokatët mbrojtës të Mediut të thirren si dëshmitarë dhe për këtë gjykata e i la kohë deri në datën 3 tetor, ne seancën e orës 15:00, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Avokati mbrojtës i viktimave të Gërdecit kërkoi që të thirren edhe 12 dëshmitarë në procesin, ndaj Mediut, ndër ta edhe ish-kreu i Bashkisë së Vorës. Fiqiri Ismaili dhe Ifraim Diveroli.
/abcnews.al