Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gërdeci”/ Mediu kundërshton në GJKKO aktekspertizën tekniko-ushtarake: Ministri nuk merret me çështje ushtarake!

schedule15:53 - 24 Shtator, 2025

schedule 15:53 - 24 Shtator, 2025

Në Gjykatën e Posaçme vijoi procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit.

Gjatë seancës Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak.

Mediu tha se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.

“Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!